Bebe Rexha

Bleta “Bebe” Rexha (lindur më 30 gusht, 1989) është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashk-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës “The Monster” nga Eminem ft. Rihanna

Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra, Maqedoni . Bleta filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island, duke marrë pjesë në muzikalet si Hello, Dolly, Jesus Christ Superstar dhe Fiddler on the Roof . Ajo është inspiruar nga muzikantë si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe The Temptations . Bleta fitoi “Best Teen Songwriter”(“Tekstshkruesja e Re më e Mirë”) në përvjetorin e New York “Grammy Day” nga National Academy of Recording Arts & Sciences , që i dha asaj mundësinë të takojë shumë prodhues të suksesshëm të muzikës.

te dhanat jan marr prej wikipedia

Be the first to comment

Leave a Reply